Turi muzikor gjerman në Shqipëri, orkestra e Wismar performon në disa qytete
Kanë udhëtuar nga Gjermania në Shqipëri për të performuar muzikë në disa qytete.
Muzikantët e orkestrës së Wismarit gjatë qëndrimit në vendin tonë janë njohur edhe me kulturën shqiptare.
60 muzikantë të orkestrës të Wismarit në Gjermani kanë udhëtuar drejt Shqipërisë për një tur muzikor me qëllim për edhe njohjen e kulturës.
Frider Weinhold i cili drejton prej më shumë se 30 vitesh një fondacion humanitar në Shqipëri shprehet, se orkestra ka performuar në Tiranë, Bishnicë dhe së fundmi në Pogradec.
“Është një grup muzikor i cili jep koncerte në shumë vende të botës dhe këtë vit vendosën të vijnë në Shqipëri dhe në Pogradec. Unë doja që ata të shikonin këtë pjesë të Shqipërisë sepse për ta është hera e parë këtu. Patën mundësinë të shohin Bishnicën, fshatrat dhe malet përreth.” –thotë Frider.
Hartwig Kessler dhe Renate Menzel e vizitojnë për herë të parë vendin tonë dhe kultura e folklori i ka mahnitur në Shqipëri, aq sa shprehën idenë se një grup muzikor duhet që së shpejti të shkojë për të performuar në Wismar të Gjermanisë.
“Jemi mahnitur nga e gjithë atmosfera këtu në Shqipëri. Të gjithë ne vijmë për herë të parë në Shqipëri. Të gjithë njerëzit që kemi takuar dhe njohur kanë qenë shumë të afrueshëm dhe tani kemi dëshirë që të rikthehemi përsëri këtu.” –shprehet një grua.
Orkestra muzikore luan për më shumë se një orë muzikë të zhanrit hollivudian me muzikat më të njohur të filmave, ndërsa pas Pogradecit do të mbajnë një tjetër koncert në kryeqytet për t’u rikthyer më pas sërish në Gjermani.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama i veshur me bluzë me flamingo në takimin për 35-vjetorin e PS në Shkodër
LIVE| Dita e 9-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
“Të jetosh më gjatë dhe më mirë”, sfida e re e mjekësisë në Spanjë
- 19:01 Rama për protestat: Manipulimet dhe akuzat e pavërteta nuk na ndalin drejt zhvillimit
- 18:55 Rama i veshur me bluzë me flamingo në takimin për 35-vjetorin e PS në Shkodër
- 18:54 KQZ në Kosovë: Rezultatet përfundimtare më 26 qershor, certifikimi i tyre më 6 korrik
- 18:45 Indi, tetë punëtorë humbin jetën gjatë një aksidenti në një fabrikë çeliku
- 18:28 LIVE| Dita e 9-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 18:19 Hamza: Pres formim të shpejtë të institucioneve, votuesit thanë, “na lodhët, boll”!