Televizioni rus fillon xhirimet për serialin komedi me Joe Biden

28 Gusht 2024 | 20:12

Televizioni rus ka filluar xhirimet për një serial komedi të trilluar në të cilin Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden udhëton në Rusi fshehurazi.

Sipas mediave të huaja, drama do të përqendrohet rreth presidentit amerikan që udhëton në vend për të zbuluar “pse sanksionet nuk po funksionojnë kundër rusëve”, raporton Moscow Times, duke cituar kanalin televiziv rus TNT.

Ndërsa në Rusi, zoti Biden humbet pasaportën e tij dhe përfundon duke jetuar në një apartament të epokës sovjetike dhe duke punuar si mësues anglishteje, në mënyrë që të mund të fitojë para dhe të kthehet në shtëpi.

Aktori rus Dmitriy Dyuzhev do të luajë rolin e zotit Biden.

Komedia, e cila titullohet ‘Mirupafshim’, pritet të ketë premierë vitin e ardhshëm.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026