Biden apel Netanyahut, Hamasi: Bisedimet drejt dështimit total

22 Gusht 2024 | 15:19

Presidenti amerikan Joe Biden e ka vënë theksin tek urgjenca për arritjen e një marrëveshjeje që do t’i jepte fund luftimeve në Gaza dhe do të çonte në lirimin e pengjeve, në një bisedë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.

Në bisedën telefonike të zhvilluar të mërkurën, ku mori pjesë edhe zëvendës presidentja Kamala Harris, Biden deklaroi se është e rëndësishme të tejkalohen pengesat e mbetura në arritjen e akordit me lëvizjen islamike të Hamasit.

Ai riafirmoi zotimin e Uashingtonit për të mbrojtur Izraelin nga kërcënimet e Iranit, si dhe nga milicitë e Hamasit, Hezbollahut dhe rebelëve Huthi.

Bisedimet mes dy liderëve erdhën pasi sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken zhvilloi një tur diplomatik në Lindjen e Mesme, në përpjekje për të arritur një marrëveshje mes palëve.

Zyra e kryeministrit Netanyahu përsëriti se Izraeli planifikon t’i mbajë trupat në një brez toke përgjatë kufirit mes Gazës dhe Egjiptit, edhe në rast se një marrëveshje e tillë arrihet.

“Izraeli do të insistojë për arritjen e objektivave të luftës, të cilët janë përcaktuar nga kabineti i sigurisë e që përfshijnë garancinë që Gaza nuk do të përbëjë më kurrë një kërcënim për sigurinë e Izraelit. Dhe kjo kërkon sigurimin e kufirit jugor”, thuhet në një deklaratë të qeverisë hebraike.

Arritja e marrëveshjes është vështirësuar pasi Hamasi kërkon një tërheqje totale të trupave izraelite nga Gaza. Gjithashtu, edhe Egjipti kërkon që trupat e dërguara nga Tel Avivi të mos jenë më të pranishme në kufirin e tij me Gazën.

Fundjavën e kaluar, vetë presidenti Biden deklaroi se arritja e akordit mes palëve ishte më afër se kurrë, por ndërmjetësit e Hamasit e mohuan një gjë të tillë, duke e quajtur një “iluzion” dhe duke deklaruar se bisedimet e mbajtura në Katar janë në prag të dështimit total.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026