Vizita e Sarrazin në Kosovë, reagon Ministria e Jashtme gjermane

30 Gusht 2024 | 11:41

Ministria e Jashtme gjermane ka reaguar në lidhje me vizitën në Kosovë të deleguarit të qeverisë gjermane për rajonin e Ballkanit, Manuel Sarrazin

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, zyra e shtypit të Ministrisë së Jashtme gjermane thekson se zgjerimi i BE është një imperativ gjeopolitik. Ndaj thekson se vizita e Sarazin në Kosovë është pjesë e përgatitjeve të Procesit të Berlinit për integrimin e rajonit drejt BE-së.

“Zgjerimi i BE-së është një imperativ gjeopolitik, veçanërisht në lidhje me integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Si pjesë e përgatitjeve për samitin e Procesit të Berlinit në tetor, Manuel Sarrazin po zhvillon sërish bisedime në rajon”, thuhet në reagim.

Ministria e Jashtme ka ripostuar dhe mesazhin e Sarrazin pas takimit me kryeministrin Kurti, ku ai shprehet se rajoni ka nevojë për lajme të mira, për ta çuar në BE përmes Procisit të Berlinit

“Përpjekje të palodhshme për të sjellë rezultate të mëdha së bashku me 6 vendet e Ballkanit Perëndimor për qytetarët në rajon në Samitin e Procesit të Berlinit në tetor. Rajoni ka nevojë për lajme të mira tani. Të shqetësuar, se nuk jemi ende atje. Ne kemi nevojë për Procesin e Berlinit për ta çuar rajonin drejt BE-së”, shkruan Sarrazin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026