Kamala Harris zotohet për qasje më të ashpër për imigracionin në SHBA

30 Gusht 2024 | 15:25

Zëvendëspresidentja e Shteteve të Bashkuara dhe kandidatja demokrate për Presidente, Kamala Harris, u zotua se do të ketë një qasje më të ashpër ndaj migrimit përgjatë kufirit jugor të SHBA-së dhe tha se nuk do t’i ndalonte armët për Izraelin.

Harris i bëri komentet gjatë një interviste 27 minuta për rrjetin amerikan CNN ku shoqërohej edhe nga kandidati për zëvendës president Tim Walz.

Kandidatja demokrate ishte nën presion përse politikat e saj për imigracionin dhe klimën kanë ndryshuar që kur ajo kandidoi për presidente në 2019.

“Unë mendoj se aspekti më i rëndësishëm dhe më domethënës i perspektivës dhe vendimeve të politikës sime është se vlerat e mia nuk kanë ndryshuar,” i tha ajo gazetares së CNN.

Zëvendëspresidentja u detyrua të mbronte raportin ekonomik të Shtëpisë së Bardhë, pasi inflacioni dhe çmimet e larta të kostos së jetesës vazhdojnë të dëmtojnë amerikanët. Sondazhet kanë sugjeruar se votuesit do të preferonin  menaxhimin e ekonomisë nga Donald Trump. Kandidati republikan në rrjetin e tij social Truth Social e cilësoi të mërzitshme intervistën e rivales demokrate.

Kamala Harris tha gjithashtu se do të dëshironte të shtonte një republikan në kabinetin e saj, nëse i fiton zgjedhjet presidenciale.

Harris është përballur me kritika nga republikanët dhe disa ekspertë, për faktin që nuk ka mbajtur asnjw konferencë shtypi ose intervistë deri më tani. Sipas kritikëve, ajo ka shmangur të sfidohej për të kaluarën e saj.

Në zgjedhjet e 5 nëntorit, Harris  do të përballet me kandidatin republikan, ish-presidentin Donald Trump. Ndërsa debati i parë presiidencial mes dy kandidatëve do të jetë në 10 shtator.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026