Donald Trump e Kamala Harris debatojnë me 10 shtator

9 Gusht 2024 | 09:46

Rrjeti ABC tha të enjten se kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara Donald Trump dhe rivalja e tij demokrate Kamala Harris, do të debatojnë me 10 shtator në këtë rrjet, ndërsa Trump tha se dëshiron të shtojë dy debate të tjera atë muaj në rrjetet Fox dhe NBC.

Në një konferencë për shtypin në rezidencën e tij në Palm Beach të Floridës, Trump tha se donte debate edhe me 4 dhe 25 shtator.

Ai nuk dha hollësi nëse do të kishte një audiencë dhe nuk ishte menjëherë e qartë nëse fushata e tij i kishte bërë një propozim kampit të Harris, shkruan VOA.

Fushata e nënpresidentes amerikane nuk bëri ndonjë koment të menjëhershëm mbi dëshirat e Trump, ndërsa është pajtuar me debatin e planifikuar për datën 10 shtator.

“Dëgjova se Donald Trump më në fund është zotuar të debatojë me mua me 10 shtator. Pres me padurim”, shkroi të enjten në rrjetin X, nënpresidentja Harris.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026