Merkatoja e kuqezinjve, pas Brojës edhe Seferi e Bajrami ndryshojnë ekip
Tratativat mes Ipswich dhe Chelsea nuk u konkretizuan, por Armando Broja kurrsesi nuk mbeti pa ekip, me sulmuesin shqiptar që gjeti strehën e re, Everton. Në minutat e fundit të merkatos 22-vjecari u prezantua si afrimi më i ri i ekipit nga Goodison Park, skuadër e cila gjatë 3 sezoneve të fundit ka qenë shumë pranë rënies nga kategoria. Një lëvizje e cila pritet ti shërbejë të dyja palëve, sidomos futbollistit që nuk po gjen hapësirë tek blutë e Londrës, por madje as te Fulham.
Marrëveshja mes palëve është arritur për sezonin 2024-2024 ku lojtari do të qëndrojë në formë huazimi, më pas Everton mund ta blejë atë për vlerën e 30 milionë eurove. Në periudhën që futbollisti nuk do të luajë, paga e tij do të jepet nga blutë, më pas është Evertoni që do ti shlyejë detyrimet. Jo vetëm Broja, por dhe Bajrami e Seferi hodhën një hap të rëndësishëm në karrierën e tyre. Ish-mesfushori i Sassuolo u transferua në kampionatin skocez te Rangers, ndërsa Seferi te Bodrum në Turqi.
Sa i përket Muçit gjithçka mbetet ende e paqartë, me lojtarin që duket se do të qëndrojë te Besiktas.
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta