Atleti kosovar skualifikohet nga Lojërat Paralimpike në Paris

31 Gusht 2024 | 17:25

Atleti nga Kosova, Grevist Bytyqi, është skualifikuar nga Lojërat Paralimpike që po mbahen në Paris.

Bytyqi garoi në atletikë, në grupin T46, vrapim deri në 1.500 metra dhe përfundoi i 15-ti në grupin e tij me kohë prej 4:32.88

Bytyqi, 33 vjeç, është atleti i parë që ka përfaqësuar Kosovën në Lojërat Paralimpike.

Lojërat Paralimpike nisën më 28 gusht dhe në to marrin pjesë më shumë se 4.000 atletë me dëmtime fizike, pamore dhe mendore, do të garojnë në 22 sporte.

Këto lojëra po mbahen disa javë pasi Parisi mirëpriti Lojërat Olimpike Verore.

Kosova mori pjesë në Lojërat Olimpike me 11 sportistë dhe ekipi kosovar e përfundoi Olimpiadën me dy medalje, të bronztë dhe të argjendtë, që të dyja në xhudo.

Përveç këtyre medaljeve, xhudistet kosovare në Lojërat paraprake Olimpike, në Rio dhe Tokio, i kanë siguruar Kosovës edhe tri medalje të arta./ REL

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026