Pengjet| Protestat ‘mbërthejnë’ Izraelin, vendi përgatitet për grevë të përgjithshme

2 Shtator 2024 | 08:56

Një grevë e përgjithshme mbarëkombëtare do të nisë mëngjesin e sotëm në Izrael, pas një nate protestash për atë që shihet si dështim i qeverisë për të siguruar lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi.

Sipas mediave të huaja, tensionet kanë qenë të larta që kur u gjetën trupat e gjashtë pengjeve të shtunën.

Dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën në të gjithë Izraelin dje, duke akuzuar kryeministrin Benjamin Netanyahu se nuk ka bërë mjaftueshëm për të arritur një marrëveshje për lirimin e atyre që mbeten robër.

Një forum që përfaqëson disa nga familjet e pengjeve në Gaza ka bërë thirrje për protesta të mëtejshme sot.

Duke postuar në X, Forumi i Pengjeve dhe Familjeve të Zhdukura njoftoi më shumë se një duzinë vendesh proteste në të gjithë vendin.

Këto janë kryesisht rrugë kryesore dhe kryqëzime rreth Tel Avivit dhe veriut, ku protestuesit planifikojnë të bllokojnë trafikun.

Protestat janë vazhdimësi e atyre që u panë dje në Izrael, në të cilat mijëra persona dolën në rrugë për t’i bërë thirrje qeverisë të pranonte një marrëveshje që do të shihte pengjet e mbetura të kthehen në Izrael.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026