Vritet kreu i Hamasit në Jenin, Izraeli lejon vaksinimin e fëmijëve në Gaza

30 Gusht 2024 | 15:03

Ushtria izraelite ka deklaruar se ka vrarë kreun e lëvizjes islamike të Hamasit në Jenin dhe dy luftëtarë të tjerë, teksa operacioni në qytetin e Bregut Perëndimor ka hyrë në ditën e tretë.

Në një deklaratë sqarohet se, forcat hebraike të sigurisë lokalizuan dhe eliminuan Uisam Hazem në një automjet dhe më pas, përmes sulmeve ajrore, vranë dy terroristët që po përpiqeshin të arratiseshin.

Ministria palestineze e Shëndetësisë deklaroi se tre personat u vranë gjatë natës në afërsi të qytetit Zabadeh, në jug-lindje të Jeninit.

Ndërsa mediat palestineze raportuan se trupat izraelite ishin tërhequr nga qyteti i Tulkarmit, pasi kishin dëmtuar ndërtesa dhe infrastrukturën e kampit të refugjatëve.

Lidhur me këtë pretendim nga Tel Avivi nuk ka pasur një reagim, por më herët qeveria izraelite kishte njoftuar se kishte vrarë 5 anëtarë të një grupi të armatosur në Tulkarm, përfshirë liderin lokal të tyre.

Ndërkohë, po të premten, shteti hebre ra dakord për të aplikuar pauza humanitare në Gaza, për të lejuar vaksinimin e fëmijëve nga rreziku i poliomielitit.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila ka deklaruar se përmes fushatës së saj që do të nisë ditën e diel synon të vaksinojë rreth 640 mijë fëmijë në gjithë Rripin e Gazës.

Nisma do të realizohet në tre faza të ndryshme duke filluar në qendër, jug dhe më pas në pjesët veriore të Rripit. Gjatë secilës fazë, luftimet do të ndërpriten për tre ditë rresht, nga ora 6 e mëngjesit deri në 15, me orën lokale.

Marrëveshja vjen pak ditë pasi zyrtarë të OKB-së deklaruan se një fëmijë 10-muajsh kishte mbetur pjesërisht i paralizuar pasi ishte prekur nga poliomieliti, rasti i parë në Gaza që prej 25 vjetësh.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026