Pritet një javë me reshje, meteorologu Osmani tregon se si do të jenë temperaturat

12 Prill 2021 | 10:08

Meteorologu i Meteoalb, Hakil Osmani tha në Euronews Albania se moti gjatë kësaj jave do të jetë i paqëndrueshëm, kryesisht në mesjavë.

Siç sqaroi meteorologu, pavarësisht se java ka nisur e kthjellët, e marta do të sjellë vranësira duke nisur kryesisht me zonat veriore.

E mërkura do të ketë reshje shiu ndërkohë që përmirësimin e motit do e vëmë re gjatë të enjtes dhe të premtes por Osmani sqaroi se do të jetë i përkohshëm duke qenë se kka sinjale që fundjava të ketë prezencë të reshjeve.

“Sa i përket vlerave termike, gjatë ditës së sotme dhe të nesërme mbeten të larta. Pritet një rënie e ndjeshme e vlerave termike në fundjavë duke bërë që të zbresin deri në 0 gradë Celcius vlerat minimale në zonat malore,” – tha meteorologu.

Kosova dhe Maqedonia e Veriut, mbeten me prezencë të vranësirave ndërkohë që mbrëmja e të martës deri të mërkurën do të ketë reshje të pakta. Edhe në dy shtetet fqinje fundjava do të ketë prezencë reshjesh dhe rënie të ndjeshme të temperaturave.

Pyetur nga gazetarja Mulaj se kur duhet të përgatitemi për pranverën, Hakil Osmani u shpreh se jemi në kushtet e një pranvere normale, stinë e cila ngjason me vitet 90’, ndryshe nga pranverat e dekadave të fundit të cilat kanë qenë në vlera termike të larta.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026