Tigri kafshon kujdestaren në një park në Australi

3 Shtator 2024 | 11:45

Një tigër kafshoi krahun e një kujdestareje të kafshëve në një sulm në një park argëtimi në Australi.

Sipas mediave të huaja, drejtori i Shërbimit të Ambulancës në Queensland, Justin Payne, tha se shërbimet e urgjencës u thirrën në Dreamworld në Coomera pak para orës 9 të mëngjesit (mesnatë në MB).

Gruaja, 47 vjeç, e cila është një kujdestare me përvojë e kafshëve, “ishte kafshuar nga një prej tigrave” një orë përpara se parku të hapej të hënën në mëngjes, shtoi ai.

Ajo u dërgua me ambulancë në Spitalin Universitar ‘Gold Coast’ në gjendje të qëndrueshme.

“Pacientja padyshim kishte marrë disa plagë të rënda nga kafshimet nga kafsha. Ajo ishte mjaft e zbehtë dhe nuk ndihej mirë,” tha zoti Payne.

Në një deklaratë për ABC News, Dreamworld tha: “Fokusi i menjëhershëm i Dreamworld është në mbështetjen e anëtarit të ekipit.

“Ky ishte një incident i izoluar dhe i rrallë dhe ne do të bëjmë një shqyrtim të plotë në përputhje me rrethanat.”

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Antonio Guterres takon Presidentin sirian Ahmad al-Sharaa, vizita e parë zyrtare e një shefi të OKB-së në 17 vjet

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u takua të shtunën me Presidentin sirian Ahmad al-Sharaa në Pallatin e Popullit në Damask gjatë vizitës së...
11:39 | 25/07/2026

Dyshohet se spiunonte për një vend të huaj, policia belge arreston praktikante e NATO-s

Policia belge arrestoi të premten një praktikante në selinë strategjike të NATO-s të Fuqive Aleate në Evropë (SHAPE), duke dyshuar se ajo “spiunonte në emër...
11:06 | 25/07/2026

Përhapja e propagandës, Letonia ndalon librat, gazetat dhe videolojërat nga Rusia dhe Bjellorusia

Parlamenti i Letonisë miratoi ndryshime ligjore që kufizojnë importin e një game mallrash të konsumit rusë dhe bjellorusisht që nuk mbulohen ende nga sanksionet e...
10:19 | 25/07/2026