Plagosja në Don Bosko, gazetari jep detaje: Autori po lëvizte në këmbë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të martë në Tiranë në zonën e Don Boskos, ku janë plagosur me armë zjarri dy persona. Kastriot Elezi, 45 vjeç dhe Ronaldo Metushi, 22 vjeç janë dy personat e plagosur.
Gazetari Eni Ferhati tha në një lidhje direkte për Euronews Albania se autori i dyshuar, ka qenë duke lëvizur me këmbë në zonë duke shfrytëzuar rrugicat e Don Boskos.
“Aktualisht në spitalin e Traumës të shtruar ndodhen Kastriot Elezi, 45 vjeç dhe Ronaldo Metushi, 22 vjeç. Metushi ka plumb në këmbë, ndërsa Elezaj ka plumb në gjoks, pra nuk kanë plagë në organet jetësore.
Autori ka lëvizur me këmbë në këtë zonë, ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje e cila ka shkaktuar edhe panik në zonë. Do duhet të merren dhjetëra kamera sigurie për të parë edhe lëvizjet e autorit të dyshuar i cili ka lëvizur me këmbë”,-tha gazetari Ferhati.
Ai shtoi se ende nuk ka informacione nëse ngjaja ka ardhur si pasojë e një konflikti të çastit apo ka qenë e planifikuar.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta