Sulmet izraelite vrasin pesë persona në Bregun Perëndimor

5 Shtator 2024 | 11:03

Zyrtarët shëndetësorë në Palestinë kanë deklaruar se sulmet izraelite në Bregun perëndimor kanë lënë të vrarë pesë persona, përfshirë djalin një militanti të njohur që gjendet në burg.

Izraeli po kryen sulme në shkallë të gjerë në territor në javët e fundit dhe thotë se këto operacione kanë për qëllim shkatërrimin e grupeve militante dhe parandalimin e sulmeve.

Sulmet ajrore të kryera gjatë natës në qytetin Tubas, në veri të Bregut Perëndimor, lanë të vrarë pesë persona, përfshirë Mohammed Zubeidi, djalin e një komandati miltant, Zakaria Zubeidi.

Zakaria Zubeidi, është një komandant i njohur militant gjatë kryengritjes të dytë palestineze në fillim të vitit 2000 i cili kishte marrë pjesë në ikjen nga burgu më 2011.

Izraeli ka pushtuar Bregun Perëndimor, së bashku me Gazën dhe Jerusalemin Lindor gjatë Luftës të Lindjes së Mesme më 1967.

Palestinezët duan që këto tri territore të jenë pjesë e shtetit të tyre në të ardhmen.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026