Marrëveshja Izrael- Hamas, zyrtari amerikan: 90% e dokumentit është dakordësuar
Një zyrtar i lartë i administratës amerikane tha të mërkurën se janë dakordësuar 90% e kushteve të marrëveshjes së armëpushimit dhe marrëveshjes së pengjeve në Gaza.
“Nëntëdhjetë për qind e kësaj marrëveshjeje është rënë dakord dhe bazohet në kushtet që kishte edhe Hamasi në propozimin e vet”, u tha gazetarëve zyrtari, duke folur në kushte anonimiteti.
“Një paragraf ka një rregullim shumë teknik dhe tre paragrafët e tjerë kanë të bëjnë me shkëmbimin e të burgosurve me pengje, gjë që edhe vetë teksti i Hamasit i 2 korrikut thotë në mënyrë eksplicite se duhet ende të negociohet”, shtoi zyrtari.
Zyrtari identifikoi tre komponentë kryesorë të marrëveshjes: ndihma humanitare dhe përfitime për Gazanët, shkëmbimi i pengjeve dhe të burgosurve dhe marrëveshjet e armëpushimit.
Ai theksoi se faza e parë e marrëveshjes trefazore nuk ka përfshirë kurrë një “tërheqje të plotë të forcave izraelite”.
Sipas zyrtarit, një propozim i paraqitur nga SHBA, Egjipti dhe Katari më 16 gusht synonte të kapërcente boshllëqet mbi shkëmbimin e të burgosurve, komponent të cilin e cilësoi si “mjaft të ndërlikuar”.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë