Policia vret një person të armatosur pranë konsullatës izraelite në Mynih

5 Shtator 2024 | 12:06

Një person i armatosur është qëlluar për vdekje nga policia gjermane pranë qendrës së dokumentacionit nazist dhe konsullatës izraelite në qytetin jugor të Mynihut.

Burri u ekzekutua gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë. Ministri i Brendshëm bavarez Joachim Herrmann konfirmoi në një deklaratë për mediat vdekjen e tij.

Policia tha se personi në fjalë ishte duke mbajtur një armë zjarri të gjatë dhe shkëmbeu zjarr me 5 efektivë të policisë.

Policia rrethoi zonën përreth Karolinenplatz, afër qendrës së qytetit.

Njerëzve iu tha të shmangnin zonën përreth dhe ndërkohë këshilloi personat që banonin aty pranë të mos dilnin nga banesat.

Një helikopter policie qarkulloi mbi zonë dhe publikut iu kërkua të mos postonte imazhe të incidentit në mediat sociale.

Pas të shtënave, policia vendosi të rrisë sigurinë në sinagogën kryesore të Mynihut, sipas raporteve lokale.

Incidenti ndodhi 52 vjet pas sulmit të vitit 1972 ndaj atletëve izraelitë nga persona të armatosur nga grupi militant palestinez Shtatori i Zi.

Njëmbëdhjetë atletë dhe një oficer policie u vranë në kalvarin e pengjeve.

Konsullata izraelite u mbyll në kohën e të shtënave, sepse po mbante një ceremoni përkujtimore për ata që vdiqën në vitin 1972. Askush në konsullatë nuk u lëndua.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5 

Avionët luftarakë Rafale të Francës do t’i shtohen së shpejti flotës së Forcave Ajrore të Ukrainës, shkroi ambasadori francez në Suedi, Thierry Carlier, në X....
16:57 | 04/06/2026

Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael

Grupi militant libanez Hezbollah hodhi poshtë marrëveshjen e armëpushimit të arritur midis qeverisë libaneze dhe Izraelit të mërkurën duke e cilësuar si një udhërrëfyes për...
16:53 | 04/06/2026

Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)

Disa anëtarë të stafit u plagosën kur ingranazhi i hundës së një avioni i linjës 787 u rrëzua papritur në një portë në aeroportin e...
16:28 | 04/06/2026