Djali i Presidentit Biden befason prokurorët, pranon fajësinë në çështjen tatimore

6 Shtator 2024 | 07:14

Hunter Biden është deklaruar fajtor për të nëntë akuzat në çështjen e tij federale të evazionit fiskal, duke i zënë në befasi prokurorët federalë ndërsa përgatiteshin të fillonin gjyqin e tij.

Sipas mediave të huaja, djali i presidentit amerikan Joe Biden kishte mohuar më parë akuzat se ai me dashje ka shmangur pagesën e tatimit mbi të ardhurat prej 1.4 milionë dollarësh nga 2016-2019.

Fillimisht Biden, 54 vjeç, tha se donte të pranonte akuzat duke ruajtur pafajësinë e tij, por ai pranoi thjesht të pranonte fajin pasi prokurorët kundërshtuan.

Tre muaj më parë, ai u shpall fajtor në një rast të veçantë për akuza lidhur me armëmbajtjen dhe përdorimin e drogës, duke u bërë djali i parë i dënuar penalisht i një Presidenti në detyrë të SHBA.

Përmbysja e minutës së fundit në çështjen tatimore u njoftua në një gjykatë në Los Anxhelos të enjten, ndërsa përzgjedhja e jurisë do të fillonte.

Më shumë se 100 anëtarë të mundshëm jurie ishin mbledhur për të filluar procesin e përzgjedhjes së panelit.

Avokati i Bidenit, Abbe Lowell tha se klienti i tij donte të hiqte dorë nga një gjyq “për hir të interesit privat”, duke kursyer miqtë dhe familjen e tij nga dëshmimi për diçka që ndodhi “kur ai ishte i varur nga droga”.

Gjykatësi Mark Scarsi tha se në pranimin e fajit, Biden përballet me një dënim maksimal prej 15 vitesh burg dhe gjoba që variojnë nga 500,000 deri në 1 milion dollarë.

Ai do të dënohet më 16 dhjetor, një muaj pas zgjedhjeve në Shtëpinë e Bardhë dhe një muaj para se babai i tij të largohet nga detyra.

Presidenti Biden ka thënë më parë se nuk do të përdorte pushtetin ekzekutiv për të falur djalin e tij.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026