Rusia sulm me dronë e raketa në mbarë Ukrainën, ja çfarë raportohet

6 Shtator 2024 | 10:38

Të paktën pesë persona janë plagosur gjatë sulmeve të fundit ruse me dronë dhe raketa në mbarë Ukrainën, thanë zyrtarët ukrainas.

Sipas Ukrainës, mbrojtja e saj ajrore rrëzoi 27 nga 44 dronët që Rusia lëshoi gjatë natës.

Një sulm me raketa mëngjesin e 6 shtatorit dëmtoi ndërtesa banimi dhe plagosi tre persona në rajonin verilindor të Harkivit, thanë autoritetet lokale.

Sulmet gjatë natës plagosën dy persona, dëmtuan të paktën 12 shtëpi dhe prekën linja të furnizimit me rrymë dhe tubacionet e gazit në rajonin e Dnipropetroskit, thanë zyrtarët, shkruan REL.

Ndërkaq, copëzat e rëna nga dronët Shahed të shkatërruara kanë shkaktuar zjarr në rajonin lindor të Lvivit. Zjarri shpërtheu në një depo, duke shkatërruar katër makina, thanë autoritetet lokale, teksa lufta që Rusia nisi kundër Ukrainës është në muajin e 30-të.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026