Putin e ftoi të marrë pjesë në BRICS, reagon për herë të parë Vuçiç

6 Shtator 2024 | 11:36

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha se ai do të marrë vendimin lidhur me ftesën e presidentit rus, Vladimir Putin, për takimin e BRICS-it më 10 apo 15 tetor.

Gjatë vizitës në punimet për rindërtimin e një ure në Karakaj, në pikën kufitare me Bosnje e Hercegovinën, Vuçiç u tha gazetarëve se ai nuk dëshiron që ta refuzojë apo të pranojë çdo gjë, shkruan rel.

“Nuk ka dyshim se është ftesë e rëndësishme, siç keni organizuar më herët vizita të rëndësishme”, tha Vuçiç, duke shuar se nuk mund të tregojë se për çfarë vizite bëhet fjalë, por të gjithë do ta shohin se ishte e rëndësishme.

Udhëheqësi serb shtoi se është krenar me politikën “e pavarur” të Serbisë.

“Serbia është në rrugën evropiane, por ka politikën e saj dhe nuk do të heqë dorë nga miçtë e saj tradicionalë, përfshirë Kinën dhe Rusinë. Ne duam të ruajmë këto miçësi, teksa zotohemi për një të ardhme ndryshe”, shtoi Vuçiç.

Samiti i BRICS-it, ku bëjnë pjesë Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut, do të mbahet nga 22 deri më 24 tetor në qytetin rus të Kazanit.

Putin e kishte ftuar Vuçiçin dhe zëvendëskryeministrin serb, Aleksandar Vulin, që të marrin pjesë në samitin e BRICS-it, gjatë margjinave të Forumit Ekonomik Lindor, që u mbajt më 4 shtator në Vlladivostok.

Në përgjigjen e parë publike për këtë ftesë, Vuçiç deklaroi më 5 shtator se Serbia do të ketë “miç të rëndësishëm nga jashtë” gjatë samitit të BRICS-it.

Serbia është në mesin e pak shteteve në Evropë që refuzon t’iu bashkohet sanksioneve ndërkombëtare kundër Moskës, pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës shkurtin e vitit 2022.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026