Mbi 40 mijë të vrarë në gaza, OKB: Situata është përtej katastrofës
Në Gaza, një sulm i fundit ndaj tendave të kampit Deir al Balah vrau 4 persona dhe plagosi 2 fëmijë. Ministria e Shëndetësisë e kontrolluar nga Hamasi ka deklaruar se numri i viktimave që nga fillimi i konfliktit ka kaluar 40 mijë.
OKB e cilëson situatën humanitare në Gaza si “përtej katastrofës”, me mbi 1 milion palestinezë që nuk kanë marrë racionet me ushqim gjatë gushtit.
Ndërkohë, në jug të Gazës ka nisur vaksinimi kundër poliomielitit pasi punonjësit e shëndetësisë përfunduan fazën e parë të fushatës në zonat qendrore të territorit.
“Poliomieliti është çrrënjosur nga të gjitha vendet e botës përveç Afganistanit dhe Pakistanit. Ndaj rikthimi i tij pas 25 vitesh pa asnjë rast në territorin palestinez ka sjellë shumë shqetësim në komunitetin e shëndetit publik dhe tek OBSH-ja gjithashtu, sidomos për fëmijët që mund të mbeten të paralizuar”,- Hanan Balkhy, drejtor rajonal i OBSH-së.
Banorët e Gazës mbeten tej mase të cenueshëm nga sëmundjet infektive, pasi niveli i shkatërrimit të infrastrukturës së territorit i ka lënë komplekset shëndetësore në nevojë për medikamente dhe pajisje mjekësore.
LEXONI GJITHASHTU:
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi