Laçi: Pashë me sytë e mi fëmijën që iu drejtua arma në kokë! Ai buzëqeshi dhe…
Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Marlind Laçi ishte këtë të martë i ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, ku ka folur për atë që ai e quajti gjenocid në Gaza.
Laçi tha se ai vetë ka qenë dëshmitar i një situatë rrëqethëse në Palestinë, pasi në gushtin e vitit të kaluar ka parë një fëmijë teksa i qëndronte përballë mitralozit:
“Kam qenë në gusht të vitit 2023 në West Bank. Kam parë se si palestinezët ishin futur në një proces dehumanizimi. Ata duke qenë në tokat e tyre, në pronat e tyre, detyroheshin të merrnin leje nga zionistët për të dalë nga shtëpitë e tyre.
Unë jam ndier i shokuar nga fryma inkandeshente e urrejtjes që nxisnin kolonët, zionistë, të ardhur kryesisht nga vendet rusishtfolëse, se ata s’kanë lidhje me Izraelin e lashtë apo me ato toka. Nuk kanë asnjë lidhje me identitetin historik të Jeruzalemit.
Unë kam parë teksa i drejtohej arma një fëmije. Ishin disa fëmijë të moshës 10-vjeçar që luanin me top. Njëri goditi ushtarin zionist me top dhe ushtari i vendosi mitrolozin në kokë. Unë ngriva! U shokova! Dhe kur pash që fëmija i buzëqeshi armës, aty kam menduar ky popull nuk mundet kurrë! Sikur një palestinez i vetëm të mbeti, sërish do e marrë hakun e vetë”,-tha Marlind Laçi.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë