“Plastikë te kripa e sheqeri”, Joka: Në 1 litër ujë ka 240 mijë grimca nanoplastike

6 Shtator 2024 | 18:31

Çdo njeri ha dy deri në tre karta plastike në vit për shkak të ambalazheve të ushqimeve, pijeve apo edhe ilaceve farmaceutike.

Për këtë, nutricionisti Altin Joka solli në vëmendje disa studime në vëmendje në emisionin “People” sa i takon sasisë së konsumimit të grimcave të nanoplastikës në javë për një person.

Sipas tij, rreziku është tepër i lartë për shkak se plastika në vetvete depërton traktine trupt të njeriut dhe mundësia që të bllokojë bakteret e “mira” apo të prekë edhe organet rruazat e bardha të gjakut është tepër e lartë.

“Një studim në Australi thotë që ne marrin 2 mijë grimca mikroplastike në javë, ose ndryshe e thënë 260 mijë grimca mikroplastike në vit. Pra ne konsumojmë 5 karta të plota plastike. The Guardian tha se plastika gjendet edhe tek sheqeri, kripa, uji i pijshëm, ilace farmaceutike, peshku etj.” -tha nutricionisti.

Duke ju referuar një studimi në Francë, Joka tha se mesatarisht një person për çdo litër ujë që konsumon, merr 240 mijë grimca nanoplastike, ku këto grimca migrojnë në të gjithë traktin e trupit të njeriut.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë.
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026