Ministria ruse e Mbrojtjes: Kemi pushtuar fshatin ukrainas Memryk në Donbas

9 Shtator 2024 | 13:09

Forcat ruse kanë marrë kontrollin e fshatit Memryk, në rajonin lindor të Donetskut të Ukrainës, raporton agjencia ruse e lajmeve TASS, duke cituar Ministrinë e Mbrojtjes të vendit.

Sky News shkruan se nuk ka qenë ende në gjendje të verifikojë në mënyrë të pavarur raportin.

Forcat ruse po përparojnë në Ukrainën lindore në përpjekje për të marrë të gjithë Donbasin.

Ata aktualisht kontrollojnë rreth 80% të rajonit lindor të Ukrainës. Javët e fundit Ukraina ka nisur një ofensivë ushtarake në rajonin Kursk të Rusisë, me qëllim që të ndalë vrullin e sulmit rus në Donbas.

Kujtojmë se mijëra persona, civilë e ushtarakë, kanë humbur jetën në luftën që po zhvillohet në Ukrainë që nga shkurti i vitit 2022, pas nisjes së agresionit të Rusisë mbi fqinjin e saj perëndimor.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026