BE nuk njeh zgjedhjet ruse, Unioni: Krimea, tokë ukrainase
Shërbimi diplomatik evropian ka dënuar mbajtjen e zgjedhjeve lokale të Rusisë në territorin e pushtuar të Krimesë, duke deklaruar se votimi shkel ligjin ndërkombëtar, statutin e OKB-së dhe sovranitetin e Ukrainës.
“Bashkimi Evropian nuk i njeh këto të ashtuquajtura ‘zgjedhje’ dhe as rezultatet e tyre në Krime”, ka deklaruar Shërbimi i Ndërveprimit të Jashtëm i BE-së në një komunikatë.
“Ato janë të barabarta me zero dhe nuk mund të prodhojnë asnjë efekt ligjor”, thuhet në të.
Të paktën 83 procese zgjedhore, nga rajonale në bashkiake, u mbajtën në Rusi nga data 6 në 9 shtator.
Zonat ku u votua përfshinë edhe rajonin rus të Kurskut, që regjistroi pjesëmarrjen e tretë më të madhe në vend.
Rezultatet pritet të anojnë nga kandidatët e aprovuar nga Kremlinit, që do të marrin detyrën nga fundi i muajit.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West