Sinner kampion në US Open, mposhti në finale Fritz 3-0
Të qëndrosh në krye të piramidës botërore të tenisit është një arritje për Jannik Sinner, i cili dita ditës ka konfirmuar që e meriton pozicionin në të cilin qëndron, si numri 1.
Italiani ka fituar një tjetër trofe të rëndësishëm në karrierë e bëhet fjalë për US Open. 32-vjeçari ia doli të ngrejë lart trofeun, pasi mposhti në finale amerikanin Fritz, duel i mbyllur në shifrat 3-0.
Seti i parë ishte ai që mund të konsiderohet më i lehti për italianin, i fituar 6-3, i dyti 6-4 dhe seti i tretë 7-5, për të kompletuar tripletën. Pas këtij triumfi, Sinner bëhet i pari tenist Italian mashkull që fiton US Open, ndërsa më herët ia ka dalë të rrëmbejë trofe edhe në Australi. Fritz renditet i shtati në botë, ndërsa Sinner me gjasa do të konfirmohet i pari për vitin 2024, nëse vijon me të njëjtin ritëm dhe rrëmben pikë në kompeticionet e ardhshme.
Po gjatë këtij viti, arriti që në Australi ti rrëmbente trofeun Daniil Medvedev, të cilin arriti ta përmbyste nga 0-2 në 3-2 në një performancë mbresëlënëse. Sa i përket renditjes botërore ka të reja, pasi i dyti është ngjitur Zverer, ndërsa i treti Alcaraz, me serbin Djokoviç që ka zbritur në pozitën e katërt.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta