Silvinjo para ndeshjes me Gjeorgjinë: Kemi përballë një skuadër të fortë, por…

9 Shtator 2024 | 19:14

Trajneri i Kombëtares Silvinjo u shpreh entuziast një ditë përpara ndeshjes me Gjeorgjinë në “Arenën Kombëtare”, e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Në konferencën përpara ndeshjes Sylvinho tha se të gjithë lojtarët janë gati dhe se pret një ndeshje të bukur në Tiranë, edhe pse përballë do të kenë një skuadër të fortë siç është Gjeorgjia.

“Unë e kam thënë që ky është një grup shumë i ekuilibruar dhe do të ndodhë gjithçka. Ukraina është e fortë, Çekia është shumë e fortë, Gjeorgjia nëse nuk e keni parë, përgatituni se është skuadër e përgatitur, fizike dhe teknike. Trajneri ka punuar shumë, është e fortë. Të gjithë trajnerët e përgatitin ndeshjen për të fituar, edhe ne. Unë mendoj se nesër do të jetë një ndeshje shumë e bukur, me stadium të mbushur, ata janë një ekip i fortë, i organizuar, i vështirë. Do të duhet të ecim me 100 në orë nëse duam të bëjmë një paraqitje të bukur, do të jetë e rëndësishme”, tha Silvinjo.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026