Kultivoi drogë në Greqi, ADN nxjerr zbuluar shqiptarin. Kapet në Angli pas 16 vitesh

10 Shtator 2024 | 09:57

Një 44-vjeçar shqiptar ka rënë në rrjetat e bazës ndërkombëtare të të dhënave të ADN, për një ngjarje të ndodhur në vitin 2008 në Mesinia të Greqisë, që lidhet me kultivimin e kanabisit. Në atë kohë, një plantacion jetim në zonën e Trifilisë u identifikua me 1790 fidanë kanabis.

Rasti mbeti i pazgjidhur dhe 16 vjet më vonë, autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar e arrestuan atë kur ADN e tij u identifikua në bazën e të dhënave të mbajtur nga forcat policore ndërkombëtarisht. Hetimet e Prokurorisë së Narkotikëve dhe Departamentit të Hetimeve Penale të Kalamatës dhanë frytet e tyre me identifikimin e 44-vjeçarit për megaplantacionin 16 vite më parë.

Sipas policisë greke “në lidhje me zbulimin e një plantacioni me fidanë kanabisi në Mesini më datë 2.9.2008, në kuadër të eksplorimit nga ajri të zonave të dyshimta, me përdorimin e mjeteve ajrore të policisë dhe sekuestrimin e një totali prej 1790 fidanë kanabis, gjithashtu, në kuadër të hetimeve të vazhdueshme policore të kryera, është identifikuar një kultivues.

Duke përdorur provat e duhura dhe të kombinuara, si dhe rezultatet e metodave fizike dhe shkencore, u identifikua 44-vjecari shqiptar, i cili ishte aktiv në kultivimin e bimëve të kanabisit dhe tashmë ndodhet i burgosur në një qendër paraburgimi në Mbretërinë e Bashkuar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026