Zelensky thotë se fitorja e Ukrainës kundër Rusisë “varet nga SHBA-ja”

11 Shtator 2024 | 17:57

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se plani i Ukrainës për të mposhtur Rusinë varet nga mbështetja e Uashingtonit.

Këto deklarata ai i bëri pas takimit në Kiev me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

“Sa i përket planit të fitores… varet kryesisht nga mbështetja e Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve të tjerë”, tha Zelensky gjatë një konference për media.

Deklaratat e tij vijnë vetëm dy muaj para se në SHBA të mbahen zgjedhjet presidenciale, rezultati i të cilave mund të paraqesë sfidë për Ukrainën.

Zelensky tha se ai ka një plan, sipas të cilit, lufta do të përfundonte deri në nëntor, kur edhe mbahen zgjedhjet në SHBA.

Ai ka argumentuar se inkursioni i befasishëm i trupave ukrainase brenda rajonit Kursk të Rusisë i lejon Kievit që të hyjë në negociata të mundshme nga një pozicion i fuqisë.

Në qershor, Ukraina mbajti një samit të paqes në Zvicër, ku udhëheqësit dhe zyrtarët kryesorë nga më shumë se 90 shtete morën pjesë, por Rusia nuk u ftua në samit.

Zelensky që atëherë ka thënë se Moska do të duhet të përfshihet në një takim të radhës.

Kremlini, që ka nisur pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022, e ka përjashtuar mundësinë e bisedimeve që kur Ukraina nisi ofensivën në Kursk./ REL

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026