Jep dorëheqjen ministri i Financave në Francë, shkak rezultati në zgjedhje

12 Shtator 2024 | 12:50

Ministri i Financave i Francës, Bruno Le Maire dha dorëheqjen nga posti i tij dhe përsëriti synimin e tij për t’u larguar nga politika të enjten. Vendimi i tij vjen pas rezultatit të dobët në zgjedhjet legjislative të Francës.

“Miqtë e mi të dashur, unë po largohem. Siç do të thoshte Michel Sardou, ju dua, por po largohem,” u tha Le Maire 1200 njerëzve të mbledhur në fjalimin e tij të lamtumirës.

I emëruar si ministër i financave më shumë se shtatë vjet më parë, politikani republikan ka lundruar në ujëra të stuhishme gjatë kohës së tij në detyrë veçanërisht duke luftuar kundër deficitit buxhetor të Francës.

Në vitin 2023, deficiti buxhetor i sektorit publik të Francës u zgjerua me më shumë sesa kishte planifikuar qeveria, duke treguar një mungesë fiskale prej 5.5% të prodhimit ekonomik.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026