Përplasja me gazetaret para Parlamentit, Majko kërkon ndjesë publike
Ish-kryeministri dhe deputeti i PS, Pandeli Majko kërkoi ndjesë publike për përplasjen që pati mëngjesin e sotëm para parlamentit me disa gazetare, mes të cilave edhe gazetarja e Euronews Albania Eksiola Shehu.
Në fjalën e tij në kuvend, Majko iu referua reagimit të dy deputeteve të PD ndaj incidentit për të thënë se kërkonte ndjesë ndaj gazetareve, në veçanti ndaj gazetares Eksiola Shehu që është shtatzënë.
“Dua të bëj një koment që lidhet edhe me vlerësimin që bën dy koleget e mia të opozitës. Dëshiroj të shpjegoj para kolegëve se dua të kërkoj ndjesë ndaj gazetarëve për shtyrjen e mikrofonave sot në mëngjes. Në veçanti ndjesën më të veçantë dëshiroj t’ia ofroj gazetares që ka qenë shtatzënë”, tha Majko.
Deputetja Jorida Tabaku e denoncoi publikisht deputetin Majko gjatë fjalës së saj në Kuvend për sjelljen e pahijshme dhe të dhunshme të sulmit ndaj gazetareve.
Ajo kërkoi nga kryeparlamentarja Elisa Spiropali dhe deputetët që të merren masa disiplinore dhe të reagohet.
Nga ana tjetër deputetja Ina Zhupa përmes një postimi në faqen e vet në Facebook e dënoi veprimin e deputetit socialist ndërsa kërkoi nga kuvendi të rikthejë rezolutën që kemi kërkuar koleget demokrate për mbrojtjen e gazetarëve.
LEXONI GJITHASHTU:
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq