“Nuk do ta shesim tokën tonë”, Zelensky: Do t’ia bëjmë të qartë Rusisë për Krimenë

12 Shtator 2024 | 12:53

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u ka bërë thirrje pjesëmarrësve në Samitin e Katërt të Platformës së Krimesë. Në fjalimin e tij, ai u ka kujtuar liderëve të vendeve aleate se lufta nisi me pushtimin e Krimesë dhe se çlirimi i saj është jetik për një paqe afatgjatë në Ukrainë.

“Falë Platformës së Krimesë, falë përpjekjeve tona diplomatike, falë rezistencës së popullit tonë dhe ushtarëve tanë, ne do ta bëjmë tërësisht të qartë se do ta detyrojmë Rusinë të përballet me realitetin, me ligjin ndërkombëtar, me fuqinë e solidaritetit global dhe me nevojën për të rivendosur drejtësinë për Ukrainën, për një paqe afatgjatë në tokën tonë”, tha Zelenssky.

Samiti u organizua për herë të parë në vitin 2021 dhe fokusohet në përpjekjet për rimarrjen e gadishullit, që ndodhet nën pushtimin rus që prej 2014-s.

Zelensky theksoi se Ukraina nuk do ta shesë tokën e saj dhe as do të braktisë popullin. Në kuadër të samitit, lideri ukrainas zbuloi një monument në Kiev, kushtuar viktimave të dëbimit nga Krimea në vitin 1944.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026