Mbappe “hakmerret” ndaj PSG, francezi hedh në gjyq ish-ekipin, kërkon miliona euro

12 Shtator 2024 | 13:54

Vite më parë mund të konsiderohej si një histori dashurie me ngjyrat rozë, ku Mbappe dhe PSG ishin binomi perfekt i botës së futbollit, por gjërat e bukura nuk zgjasin përgjithmonë. Kohët kanë ndryshuar dhe palët jo vetëm që nuk kanë harmoni, por madje do të kenë një seancë gjyqësore mes njëri-tjetrit. Konkretisht Kylian Mbappe ka vendosur të hedhë në gjyq ish-ekipin e tij, duke pretenduar se nuk i ka shlyer detyrimet prej 50 milionë euro. Bëhet fjalë për 3 muaj të pagës si dhe bonuset, të cilat më herët ishin parashikuar në kontratë.

Prej javësh sulmuesi e ka ngritur këtë shqetësim, duke kërkuar ndaj drejtuesve paratë, por ende asgjë, ndërsa ka kaluar në veprime konkrete, duke kërkuar ndihmën e gjykatës.

Në lidhje me këtë cështje është duke u marrë vetë UEFA, e cila në vijim pritet të kërkojë një informacion më të detajuar nga kampionët e Francës, që me gjasa do të duhet ta shlyejne sa më shpejt lojtarin. Kujtojmë që Mbappe u largua nga PSG pak muaj më parë, ndërsa firmosi me Los Blancos.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026