“E emëroi krimi i organizuar”- Drejtori i policisë së Shkodrës i përgjigjet Bardhit

12 Shtator 2024 | 15:53

Gjatë interpelancës së mbajtur me kryeministrin Rama për mbetjet, Gazmend Bardhi hodhi akuza të forta në Kuvend, ku paraqiti bisedat në Sky Ecc që sipas tij tregonin se kreu i policisë së Shkodrës Edmond Sulaj është emëruar me kërkesë të krimit të organizuar.

Ky i fundit, ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale, ku i cilëson deklaratat e Bardhit si të pavërteta.

Sipas Sulaj bisedat e publikuara datojnë 3 vjet më parë nga dekriptimi i aplikacionit Sky Ecc, ndërkohë që emërimi i tij është bërë në 11 tetor 2023.

Reagimi i Drejtorit te Policisë së Shkodrës, Edmond Sulaj:

Lidhur me disa deklarime të bëra nga një përfaqësus i një subjekti politik në seancën plenare të datës 12.09.2024 të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për disa insinuata për emërimin tim Drejtor të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, unë ndiej përgjegjësinë morale dhe profesionale të sqaroj opinion publik se këto deklarata të bëra sot, janë shpifje, të pabazuara dhe synojnë që të cënojnë figurën time në këtë proces të rëndësishëm të hapjes së konkurseve për pozicionet drejtuese në Policinë e Shtetit.

Sqaroj opinionin publik se unë Drejtuesi i Parë Edmond Reis SULAJ, jam emëruar në këtë pozicion sipas Urdhrit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit nr. 6108, datë 11.10.2023. Sqarohet qartësisht se emërimi im, është kryer rreth 3 vite  më vonë se periudha kohore së cilës i referohet deklaruesi.

Në vijim, informoj se do të procedoj me hapat ligjorë që parashikon ligji në fuqi, përfshirë edhe depozitimin e një kallëzimi penal. Faleminderit!

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026