Thanë se gruaja e Macron është transgjinore, dënohen për shpifje 2 gra në Francë

13 Shtator 2024 | 09:05

Një gjykatë në Paris ka dënuar për shpifje dy gra pasi shpërndanë disa lajme të rreme se Zonja e Parë e Francës, Brigitte Macron është transgjinore.

Atyre do të duhet të paguajnë rreth 8,000 € si dëmshpërblim për gruan e presidentit dhe 5,000 € për vëllain e saj, Jean-Michel Trogneux.

Gratë kishin postuar një video në YouTube në dhjetor 2021 duke pretenduar se gruaja e presidentit francez kishte qenë dikur një burrë i quajtur Jean-Michel, një e pavërtetë që u bë virale vetëm disa javë para zgjedhjeve presidenciale të 2022 dhe bëri që Macron të paraqiste një ankesë për shpifje.

Postimet e përhapura në mediat sociale pretendonin se zonja e parë, dikur Brigitte Trogneux, nuk kishte ekzistuar kurrë dhe se vëllai i saj Jean-Michel kishte ndryshuar gjininë dhe kishte marrë atë identitet.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026