Bardhi nxori përgjimet, avokatët e Gjokës: Të veprojë SPAK, janë sekret hetimor

13 Shtator 2024 | 10:55

Ylli Manjani dhe Gurali Brahimllari, avokatët e biznesmenit Pëllumb Gjoka në dosjen “Metamorfoza” kanë reaguar lidhur me deklaratat e kreut të grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi në Kuvend nga përgjimet e SKY ECC.

Brahimllari e cilësoi të patolerueshme që një anëtar i parlamentit dhe ish-ministër drejtësie të shkelë ligjin e prezumimit të pafajësisë dhe të publikojë sekrete hetimore të një dosjeje që është ende në fazën e seancës paraprake.

Ai kërkoi nga SPAK të veprojë duke ndjekur penalisht Bardhin për nxjerrje të sekretit hetimor, siç do të vepronte me këdo tjetër që do të bënte të njëjtën gjë.

“Kur dalin artikulime të kësaj natyrë nga pjesëtarë të parlamentit nga një ish-ministër i drejtësisë çfarë bëhet me prezumimin e pafajësisë. Do të thotë që ky shtet ku bëjnë pjesë edhe anëtarët e parlamentit shkelin me të dyja këmbët ligjin. Ne jemi ende në fazën e seancës paraprake, ende çështja nuk ka shkuar në gjyq dhe derisa vendimi të marrë formën e prerë askush nuk mund të fajësojë personat që janë në hetim. Si ka mundësi që në parlamentin shqiptar qarkullojnë prova që janë ende sekret, seanca që po zhvillohet është sekret shtetëror. Unë ftoj të veprojë SPAK, ashtu siç do të vepronte për këdo që do të nxirrte sekretin hetimor të një çështjeje”, tha Brahimllari.

Në fjalën e tij në Kuvend një ditë më parë Bardhi akuzoi qeverinë se në krye të Drejtorisë së Policisë së Shkodrës, drejtorin e kanë emëruar bandat kriminale.

Në mbështetje të akuzave të tij Bardhi lexoi në Kuvend dhe përgjimet e aplikacionit SKY ECC, ku një prej eksponentëve më të rëndësishëm të krimit në Shkodër sipas tij, emëron drejtorin e ri të policisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026