Kina rrit moshën e daljes në pension për herë të parë që nga viti 1950
Kina do të “rrisë gradualisht” moshën e saj të daljes në pension për herë të parë që nga vitet 1950, pasi vendi përballet me një popullsi të plakur dhe një buxhet pensioni në rënie.
Organi më i lartë legjislativ miratoi të premten propozimet për të rritur moshën ligjore të pensionit nga 50 në 55 për gratë në punët me jakë blu (punët që nuk janë në zyrë) dhe nga 55 në 58 për gratë në punët me jakë të bardhë (punët në zyrë).
Burrat do të kenë një rritje nga 60 në 63. Moshat aktuale të daljes në pension në Kinë janë ndër më të ulëtat në botë.
Dalja në pension para moshës ligjore nuk do të lejohet, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua, megjithëse njerëzit mund të vonojnë daljen në pension jo më shumë se tre vjet.
Duke filluar nga viti 2030, punonjësit do të duhet të bëjnë edhe më shumë kontribute në sistemin e sigurimeve shoqërore për të përfituar pensione. Deri në vitin 2039, ata do të duhet të paguajnë 20 vjet kontribute për të hyrë në pensionet e tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta