Arrestohen 3 kinezë në Rinas, “u fundosën” nga kqyrja e pajisjeve elektronike
Tre shtetas kinezë janë arrestuar në aeroportin e Rinasit, pasi dyshohen nga autoritetet shqiptare se ishin të përfshirë në organizimin e veprimtarive të kundërligjshme të lojërave të fatit dhe të prostitucionit.
Personat në fjalë u ndaluan në hyrje të aeroportit të Rinasit, pasi tentuan të kontrabandonin në Shqipëri, 12 celularë, 3 laptopë, 6 kompjutera dhe pajisje të tjera elektronike, të cilat i përdornin për këto veprimtari të kundërligjshme.
Gjatë kqyrjes së pajisjeve elektronike, policia gjeti dhe administroi faqe për organizimin e lojërave të fatit dhe të prostitucionit.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të këtyre shtetasve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Prostitucioni” dhe “Organizimi i lojërave të palejuara”.
“Komisariati i Policisë Rinas, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare dhe me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Kompjuterike, në Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Electronics”. Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit kinezë:
- X., 19 vjeç, C. L., 43 vjeç dhe Sh. J., 49 vjeç, të tre banues në Kinë.
Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Y. L., 17 vjeç, banues në Kinë.
Në hyrje të RSh-së, gjatë kontrollit në valixhet e këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë kanë gjetur 12 celularë, 3 laptopë, 6 kompjutera dhe pajisje të tjera elektronike, të cilat ata po tentonin t’i kontrabandonin në Shqipëri. Nga këqyrja e këtyre pajisjeve janë konstatuar faqe dhe programe për organizimin e lojërave të fatit dhe për prostitucion.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të këtyre shtetasve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Prostitucioni” dhe “Organizimi i lojërave të palejuara”, thuhet në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta