Organizonin lojëra fati të paligjshme, arrestohen 11 persona në Tiranë

24 Korrik 2024 | 12:45

11 shtetas kanë rënë në prangat e Policisë në Tiranë, dhe 7 të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, pasi u kapën duke organizuar lojëra të paligjshme fati në kundërshtim me ligjin.

Përmes një njoftimi Policia bën të ditur se në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një tavolinë pokeri, çipsa, aparate celulare dhe shuma të ndryshme parash të përfituara nga kjo veprimtari.

Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë-Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2 operacioni policor i koduar “Poker 2”.

Arrestohen në flagrancë 11 shtetas që u kapën në flagrancë duke organizuar lojëra në kundërshtim me ligjin, në një lokal në rrugën “Andon Zako Çajupi”.

Procedohen në gjendje të lirë 7 shtetas të tjerë për moskallëzim krimi.

Sekuestrohen 1 tavolinë pokeri dhe çipsa, aparate celulare, dhe shuma të ndryshme parash të përfituara nga kjo veprimtari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative për një rast të ushtrimit të kësaj veprimtarie, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Poker 2”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit:

– Y. L., 24 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, parashikuar nga nenet 197 dhe 197 të Kodit Penal;

– E. F., 43 vjeç, N. P., 49 vjeç, F. R., 58 vjeç, R. N., 32 vjeç, A. T., 25 vjeç, M. N., 46 vjeç, H. B., 23 vjeç, R. K., 26 vjeç, E. V., 38 vjeçe, dhe C. M., 56 vjeç, për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, parashikuar nga neni 197 i Kodit Penal.

Gjithashtu, u proceduan penalisht shtetasit E. N., 18 vjeç, F. P., 39 vjeç, K. N., 36 vjeç, K. P., 21 vjeç, A. Sh., 34 vjeçe, D. Gj., 33 vjeç, dhe H. D., 35 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.

Gjatë kontrolleve të ushtruara, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë duke luajtur lojëra fati në kundërshtim me ligjin, shtetasit e arrestuar, në një lokal në administrim nga shtetasi Y. L., ndërsa 7 shtetasit e proceduar në gjendje të lirë, kanë pasur dijeni për ushtrimin e kësaj veprimtarie, dhe nuk e kanë kallëzuar pranë organeve kompetente.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 tavolinë pokeri dhe çipsa, aparate celulare, dhe shuma të ndryshme parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026