Përshtatën ambientet për lojëra fati, arrestohen 5 persona në Tiranë
5 persona në Tiranë janë arrestuar në kuadër të operacionit “Shady snake”, pasi kishin përshtatur ambientet e disa subjekte për organizimin e lojërave të fatit.
U arrestuan shtetasit R. J., 25 vjeç, B. M., 36 vjeç, M. F., 38 vjeç, K. B., 30 vjeç, dhe Q. Sh., 42 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.
Atyre u janë sekuestruar edhe 7 celularë që shërbenin për vënien e basteve sportive.
Njoftimi i policisë:
Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike finalizon pas një pune të mirëfilltë hetimore, operacionin policor të koduar “Shady snake”.
Vihen në pranga 5 shtetas të cilët kishin përshtatur ambientet e disa subjekteve, për organizimin e lojërave të fatit, si dhe ushtronin veprimtarinë e paligjshme të vënies së basteve sportive, nëpërmjet celularëve.
Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale, 7 celularë që shërbenin për vënien e basteve sportive.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, pas një pune të mirëfilltë hetimore, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Shady snake”.
Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit R. J., 25 vjeç, B. M., 36 vjeç, M. F., 38 vjeç, K. B., 30 vjeç, dhe Q. Sh., 42 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në disa subjekte të vëna në dispozicion për organizimin e lojërave të fatit, u konstatuan këta shtetas, në celularët e të cilëve shërbimet e Policisë gjetën faqe dhe linqe që shërbenin për vënien e basteve sportive.
Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 7 celularë që shërbenin për këtë veprimtari të paligjshme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit