Grupi militant irakian “pezullon” operacionet ndaj SHBA-së

31 Janar 2024 | 09:25

Një grup militant irakian i lidhur me Iranin, që dyshohet se qëndron prapa sulmit me dron ku u vranë tre ushtarë amerikanë në Jordani, njoftoi për “pezullimin” e operacioneve ndaj forcave amerikane, pasi Uashingtoni tha se ka vendosur se si të përgjigjet për sulmin, por nuk dha më shumë detaje.

Milicia Kataib Hezbollah tha se pauza synon që të parandalojë “turpërimin” e Qeverisë irakiane dhe la të kuptohet se sulmi me dron lidhej me mbështetjen që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Izraelit në luftën në Gazë.

“Ndërsa shpallim pezullimin e operacioneve ushtarake dhe të sigurisë kundër forcave pushtuese, në mënyrë që të parandalojmë turpërimin e Qeverisë irakiane,ne do të vazhdojmë të mbrojmë njerëzit tanë në Gazë përmes mënyrave të tjera”, tha sekretari i Përgjithshëm i Kataib Hezbollah, Abu Hussein al-Hamidawi, përmes një deklarate të publikuar në orët e vona të 30 janarit.

Tre ushtarë amerikanë u vranë përmes një sulmi me dron në Jordani më 28 janar dhe sipas Pentagonit, ky sulm kishte “gjurmët” e milicisë Kataib Hezbollah, që sponsorizohet nga Teherani. Megjithatë, Uashingtoni ende nuk ka përcaktuar përfundimisht se ky grup qëndron prapa sulmit.

Deklarata e milicisë irakiane u prit me skepticizëm në Pentagon dhe zëdhënësi Pat Ryder tha se “veprimet flasin më shumë se fjalët”, duke shtuar se “do të ketë pasoja”.

Ndërkaq, presidenti Joe Biden, u pyet nga gazetarët më 30 janar nëse kishte vendosur se si do të përgjigjej për sulmin. Ai u përgjigj me “po”, duke mos elaboruar më shumë për këtë çështje.

“Nuk mendoj se na duhet një luftë e gjerë në Lindjen e Mesme. Nuk po e kërkoj këtë”, shtoi ai.

Sipas analistëve, sulmet ndaj trupave amerikane kanë rritur presionin politik ndaj Bidenit që të kundërpërgjigjet me sulme ndaj interesave iraniane në rajon, ndoshta në Irak dhe Siri.

Që kur ka nisur lufta mes Izraelit dhe Hamasit grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian më 7 tetor, trupat amerikane në Irak dhe Siri janë sulmuar mbi 165 herë. Përgjegjësinë për shumicën e sulmeve e ka marrë e ashtuquajtura Rezistenca Islamike në Irak një aleancë ombrellë e milicive shiite të linjës së ashpër, që mbështetet nga Teherani.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka synuar t’i sigurojë aleatët e Gjirit Persik se Uashingtoni do të mbetet “plotësisht i harmonizuar” me partnerët rajonalë,...
21:28 | 24/06/2026

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026