Kina rrit moshën e daljes në pension për herë të parë që nga viti 1950
Kina do të “rrisë gradualisht” moshën e saj të daljes në pension për herë të parë që nga vitet 1950, pasi vendi përballet me një popullsi të plakur dhe një buxhet pensioni në rënie.
Sipas mediave të huaja, organi më i lartë legjislativ miratoi të premten propozimet për të rritur moshën ligjore të pensionit nga 50 në 55-vjeç për gratë në punët me jakë blu dhe nga 55 në 58-vjeç për gratë në punët me jakë të bardhë.
Burrat do të kenë një rritje nga 60 në 63-vjeç. Moshat aktuale të daljes në pension në Kinë janë ndër më të ulëtat në botë.
Sipas planit të miratuar të premten, ndryshimi do të fillojë nga 1 janari 2025, me rritjen e moshave përkatëse të pensionit, çdo disa muaj gjatë 15 viteve të ardhshme, thanë media shtetërore kineze.
Dalja në pension para moshës ligjore nuk do të lejohet, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua, megjithëse njerëzit mund të vonojnë daljen në pension jo më shumë se tre vjet.
Duke filluar nga viti 2030, punonjësit do të duhet të bëjnë edhe më shumë kontribute në sistemin e sigurimeve shoqërore për të përfituar pensione. Deri në vitin 2039, ata do të duhet të paguajnë 20 vjet kontribute për të përfituar pensione.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)