Skandali në RMV! Gjuha shqipe mungon në tabelat rrugore, hiqen gjatë natës

14 Shtator 2024 | 12:16

Një skandal ka përfshirë Maqedoninë Veriut, ku në tabelat e sinjalistikës rrugore të vendosura ditën e premte pranë kufirit me Kosovën në Bllacë, mungonte gjuha shqipe.

Gazetari i Euronews Albania, Furkan Saliu, gjatë një lidhje të drejtpërdrejt nga Bllaca bëri me dije këtë të shtunë se tabelat e vendosura janë hequr gjatë natës.

Sipas gazetarit nuk ka asnjë reagim nga autoritetet se përse mungonte gjuha shqipe në tabela dhe kush i hoqi ato.

Punonjësit e ndërmarrjes publike të rugëve në RMV pranuan jashtë kamerave për Euronews Albania s enuk janë ata që i kanë hequr tabelat.

“Ajo që është e çuditshme është se sot tabelat në shqip nuk janë, gjatë natës dikush i kanë larguar. Ne takuam njërin prej punonjësve të ndërrmarjes publike të rrugëve dhe e pyetëm nëse i kanë larguar ata dhe a janë vendosur gabimisht. Na thanë që nuk janë ata që i kanë larguar dhe nuk e dinë se ku janë. Do kërkojmë më vonë përgjigje se pse janë larguar”, ka raportuar gazetari Furkan Saliu për Euronews Albania.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026