EMRAT| Dy të plagosur me armë zjarri në Malësi të Madhe, identifikohet autori
Dy persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri në Malësinë e Madhe të dielën.
Gazetari i Euronews Albania Teodor Gjerga raportoi se ngjarja ka ndodhur në fshatin Vrakë, në hyrje të një lokali, ku nga të shtënat me armë zjarri janë plagosur shtetasit Besmir Qofi dhe Avenir Hasanaj të cilët janë transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës.
Policia tha se ka identifikuar autorin e dyshuar të kësaj ngjarjeje, Lul Rakaj i cili për motive ende të paqarta ka hapur zjarr në drejtim të këtyre dy personave në fjalë dhe është larguar nga vendngjarja.
Policia e Shkodrës ka ngritur pika kontrolli rreth zonës ku ndodhi ngjarja me qëllim kapjen e autorit.
Në ndihmë të Policisë Vendore për kapjen e autorit kanë shkuar dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër dhe vijojnë kontrollin e zonës dhe në ambiente të ndryshme ku dyshohet se mund të jetë fshehur autori i dyshuar.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta