Ukrainë| Sulmi rus me bombë plagos të paktën 30 civilë në Kharkiv
Të paktën 30 persona, duke përfshirë tre fëmijë, janë plagosur pasi një bombë e lëshuar nga Rusia, e cila goditi një ndërtesë të lartë në Kharkiv në Ukrainën verilindore.
Sipas mediave të huaja, bomba shkaktoi një zjarr në ndërtesën e banimit, thanë zyrtarët lokalë në Telegram.
Kharkivi, një nga qytetet më të mëdha të Ukrainës dhe një qendër kryesore industriale, ndodhet pranë kufirit rus dhe është vazhdimisht nën sulm nga bombat, raketat dhe dronët rusë.
“Operacioni i shpëtimit në Kharkiv vazhdon. Ishte një sulm ajror rus,” tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy në një përditësim në mediat sociale.
“Është dëmtuar një ndërtesë e zakonshme banimi, një ndërtesë shumëkatëshe. Ka zjarr dhe rrënoja mes katit të 9-të dhe 12-të”, shtoi ai.
“Dhe bota duhet të ndihmojë në mbrojtjen e Ukrainës nga avionët ushtarakë rusë, nga dhjetëra bomba të drejtuara që marrin jetën e ukrainasve çdo ditë. Ky terror mund të ndalet”, tha ai më tej.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush