Biden reagon pas atentatit të dytë ndaj Trump, kërkesa që ka për Shërbimin Sekret

16 Shtator 2024 | 16:26

Donald Trump  ishte objekt i një atentati të dytë në klubin e tij të golfit në West Palm Beach të Floridës të dielën, vetëm nëntë javë pasi kandidati republikan për president i mbijetoi një tjetër atentati ndaj tij.

Në lidhje me ngajrjen ka reaguar dhe presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, i cili tha se Shërbimi Sekret ‘ka nevojë për më shumë ndihmë’ pas tentativës së dytë për vrasjen e Trump

Joe Biden bëri thirrje për shpërndarjen e më shumë burimeve për Shërbimin Sekret pasi Donald Trump u vu sërish në shënjestër.

“Shërbimi ka nevojë për më shumë ndihmë,” u tha Biden gazetarëve ndërsa po largohej nga Shtëpia e Bardhë për në Wilmington, Delaware.

Si u zbulua atentati?

Incidenti ndodhi në klubin ndërkombëtar të golfit Trump në West Palm Beach, rreth 15 minuta nga rezidenca e Trump në Florida, Mar-a-Lago.

I armatosuri u pa për herë të parë nga agjentët e Shërbimit Sekret, të cilët po mbikqyrnin fushën e golfit teksa ish-presidenti po luante.

Gryka e një pushke – e përshkruar fillimisht si një pushkë e stilit AK-47 nga Sherifi i Qarkut Ric Bradshaë – u dallua përmes shkurreve që rrethojnë fushën e golfit. Në atë kohë Trump ishte rreth 272-557 m larg nga personi i armatosur.

Sherifi i Qarkut Palm Beach, Ric Bradshaw tha se agjentët e Shërbimit Sekret të SHBA-së qëlluan në drejtim të personit që kishte drejtuar armën drejt fushës së golfit, ndërsa Trump ishte duke luajtur golf.

Zoti Bradshaw tha se personi i armatosur kishte gjithashtu dy çanta shpine të varura në një gardh dhe një kamerë GoPro të cilat i la në vendngjarje. Pasi shërbimi sekret hapi zjarr personi hodhi armën dhe iku me një fuoristradë dhe më pas u arrestua në një distrikt aty pranë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026