Bruksel| Dorëhiqet Komisioneri i Tregtisë, fajëson presidenten Von der Leyen
Thierry Breton ka dhënë dorëheqjen nga posti i komisionerit për tregun e brendshëm, duke fajësuar presidenten Ursula von der Leyen për largimin e tij.
Breton, aktualisht komisioner në detyrë, u caktua në këtë post në 2019-n dhe pritej të siguronte mandatin tjetër, por paraditen e së hënës bëri njoftimin e papritur.
Zyrtari francez deklaroi se Von der Leyen i kishte bërë presion Parisit që të paraqiste një kandidat tjetër për komisioner për “arsye personale” dhe shtoi se u vu në dijeni të këtij lobimi vetëm pak ditë më parë.
“Kam arritur në përfundimin se nuk mund ta ushtroj më detyrën time në Komision”, shkroi Breton në rrjetin “X”.
Situata ka detyruar Francën të propozojë një kandidat të ri për postin e komisionerit. Ai është Stephane Sejourne, ish-ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Sidoqoftë, largimi i Breton i heq grupit politik Ripërtëritja e Evropës një nga figurat kryesore të tij. kabineti i komisionerëve të BE-së pritet të finalizohet brenda datës 1 nëntor.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta