“Vullnet për zgjerimin e BE”, Von der Leyen: Kushti për një Evropë më të sigurt

2 Shtator 2024 | 16:27

Kryetarja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen e pranishme në Forumi Strategjik i Bledit në Slloveni u shpreh se zgjerimi i Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor është prioritet për të pasur një Evropë të sigurt përballë agresionit rus.

Von der Leyen nënvijëzoi faktin se BE ka nisur bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë  e RMV dhe Bosnja dhe Hercegovina mund të jetë e radhës.

“Një BE më e madhe na jep një zë më të madh në botë në kohën e konflikteve rajonale, na jep një treg më të madh, zgjerimi është në investim në forcën dhe sigurinë tonë kolektive, duam një Evropë të fortë e të sigurt dhe nëse duam këtë kjo përfshin Ballkanin Perëndimor, Ukrainën e Moldavinë. Ne kemi nisur bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë e RMV, Bosnja mund të jetë e radhës. Ishte ky arsyetim që na shtyu të rikonceptonim dhe të dilnim me idenë e një integrimi gradual. Tirana është aeroporti me rritjen më të shpejtë në Evropë, Kosova… reformat ekonomike të saj janë lëvduar nga FMN dhe po sjellin përfitime ekonomike, deri në fund të vitit 3 prej jush mund të bëhen pjesë e hapësirës së përbashkët të pagesave”, tha Von der Leyen.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Më çuan njerëz te shtëpia” Koçeku zbulon mesazhet dhe telefonatat pas vendimit për t’u larguar nga PS

Ish-deputetja e PS-së, Marjana Koçeku këtë të enjte në një intervistë ekskluzive me emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me...
21:05 | 09/07/2026

Qeveria miraton pagesa më të larta për orët shtesë dhe turnet e natës për zjarrfikësit

Qeveria miratoi në mbledhjen e sotme vendimin që përmirëson trajtimin financiar të efektivëve të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin. Lajmi u bë i...
20:35 | 09/07/2026

Zanatet drejt zhdukjes, të rinjtë nuk preferojnë profesione të vjetra

Zhurma e çekanit mbi kudhër dëgjohet gjithnjë e më rrallë. Punishtet e kovaçëve, dikur ndër më të frekuentuarat në qytete e fshatra, sot po mbeten...
20:05 | 09/07/2026