Ministrja gjermane: Nëse Ukraina bie, ky është shteti i radhës që mund të pushtohet
Ministrja e Jashtme gjermane Analena Berbock tha sot në Kishinau se Moldavia mund të jetë “e radhës” nëse Ukraina bie dhe se mbështetja për Ukrainën garanton mbijetesën e saj.
“Gjithçka që po bëjmë për të mbështetur Ukrainën nënkupton gjithashtu inkurajimin e stabilizimit në Moldavi. Është e qartë se cili është shqetësimi më i madh: nëse Ukraina bie, Moldavia është vendi i radhës”, tha Berbok gjatë një vizite në Kishinau, ku ajo po merr pjesë në Platforma e Partneritetit të Moldavisë së bashku me përfaqësuesit e Francës dhe Rumanisë, raporton Reuters.
Presidentja moldave Maja Sandu tha se vendi ende përballet me sfida serioze dhe u bëri thirrje partnerëve të rrisin mbështetjen e tyre.
“Lufta e Rusisë kundër Ukrainës, të cilën ne e dënuam ditën e parë, shkaktoi dëme të mëdha në ekonominë tonë. Pasiguria e shkaktuar nga lufta vazhdon të pengojë seriozisht zhvillimin tonë ekonomik dhe do ta pengojë atë për sa kohë që lufta të vazhdojë”, tha Sandu.
LEXONI GJITHASHTU:
Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara
Maldini dhe Leonardo japin dorëheqjen nga rolet e tyre në Federatën Italiane të Futbollit
Austria planifikon të zgjasë shërbimin ushtarak në 9 muaj
- 22:03 “Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 21:41 “E telefonova punonjësen e Kuvendit dhe i kërkova falje”, Erla zbulon komunikimin me Shehajn
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara
- 20:41 Dita e 58-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 20:23 Kryeministri irakian urdhëron hetim lidhur me akuzat e Arabisë Saudite për sulm me dronë