Pasioni për lulet i 80-vjeçarit, Gaqo Jordani kujdeset për më shumë se 100 bimë

17 Shtator 2024 | 17:23

Pasionet e njerëzve janë nga më të ndryshmet. 80-vjeçari Gaqo Jordani, ka ngritur një lulishte në oborrin e pallatit ku ai jeton në qytetin e Elbasanit.

Para 15 vitesh nisi të mbillte lulet e para, trëndafilat, e më pas Jordani shtoi shumëllojshmërinë e luleve duke krijuar një ambient të gjelbëruar e çlodhës për komunitetin.

80-vjeçari rrëfen për Euronews Albania si e nisi këtë lulishte, edhe pse profesioni i tij nuk ka lidhje me pasionin për lulet.

“Përditë jam këtu, ngrihem që në mëngjes, marr kafen e pi këtu. Kam krijuar elefantin, kam krijuar Skënderbeun, kalin e Skëndërbeut. Por do formë çdo ditë, duhet t’i rrish me gërshërë se të ikën ajo, prishet forma. Unë kaloj kohën, e mirëmbaj dhe më mirëmban”, tregon i moshuari.

Krijimi i këtij kopshti ka pasur edhe vështirësi, të cilat duket se pasioni për lulet e ka bërë të moshuarin të mos i ndiejë.

Edhe pse në moshë të madhe, pasioni për lulet nuk ia heq dëshirën për të qenë çdo ditë e më shumë vital. Ndërsa duket se të bukurën, lulet dhe gjelbërimin e ka trashëguar nga e ëma.

“Në fakt mamaja ime ishte e dhënë mbas luleve, e mbante shtëpinë me lule, edhe unë me duket kam marrë atë të asaj, s’e kam profesion. Dua gjelbërim, dua lulëzim, dua më të mirën”, shprehet ai.

Jordani thekson se do të kujdeset deri sa të ketë frymë për këtë lulishte e cila është kthyer në një mini-kopsht botanik, ku gjenden më shumë se 100 bimë të ndryshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026