Presidenti Begaj: Kosova të anëtarësohet në Kartën e Adriatikut dhe NATO

18 Shtator 2024 | 10:49

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ishte i ftuar sot në Konferencën e 27-të të Iniciativës SHBA- Karta e Adriatikut (A5), që u zhvillua në Tiranë.

Gjatë fjalës përshëndetëse Presidenti Begaj u fokusua mbi rëndësinë e përpjekjeve të aleatëve për forcimin e bashkëpunimit, zgjerimin e NATO-s dhe rritjen e investimeve në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Duke iu referuar agresionit rus në Ukrainë, situatës së brishtënë rajonin tonë dhe konfliktit në Lindjen e Mesme, Presidenti i Republikës vlerësoi së është  një moment tepër delikat për sigurinë botërore.

Në këtë kontekst, Presidenti Begaj theksoi rëndësinë e investimeve për sigurinë dhe krijimin e platformave tëndërveprimit për krijimin e kushteve për një mjedis më tësigurt e të qëndrueshëm.

Si Komandat i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Presidenti Begaj shprehu gatishmërinë e Shqipërisë për zgjerimin e infrastrukturës në dispozicion të NATO-s, krahas vijimit të kontributit me trupa dhe kapacitete. Kreu i Shtetit përmendi ofrimin e Porto Romanos si një mundësi tjetër për Aleancën, si edhe objektivin për rivitalizimin e industrisë në fushën e mbrojtjes.

Ndërsa rikonfirmoi qëndrimin e qartë dhe të palëkundur tëShqipërisë krah bllokut Euroatlantik, Presidenti Begaj theksoi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit me partnerët strategjikë dhe komunitetin e vlerave demokratike. Sipas Kreut të Shtetit,përballë agresionit rus në Ukrainë dhe përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme kërkohet një qasje e bashkuar dhe një angazhim i përbashkët për t’i adresuar këto çështjemadhore në mënyrë efikase e të qëndrueshme.

Për sa i përket sfidave të Ballkanit Perëndimor, Presidenti i Shqipërisë theksoi: “Në dekadat e fundit, rajoni ynë mbetet i brishtë dhe i ndjeshëm ndaj ndikimeve të brendshme e të jashtme që mund të destabilizojnë paqen dhe stabilitetin e arritur”.

“Tensionet artificialisht të krijuara, qoftë të natyrës etnike dhe politike, ndërhyrjet e huaja nga aktorë të tretë dhe kërcënimet ndaj sigurisë kibernetike kërkojnë vëmendje të veçantë dhe bashkëpunim të thelluar ndër vete dhe me partnerët tanë. Historia nuk duhet harruar, ndryshe rrezikojmë të përsërisim gabimet”, – u shpreh Presidenti Begaj në Konferencën e 27-të të Iniciativës SHBA – Karta e Adriatikut.

Ndërsa konfirmoi rolin e qartë dhe konstruktiv të shqiptarëve në rajon, Presidenti i Shqipërisë theksoi rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në iniciativën SHBA – Karta e Adriatikut dhe në NATO, duke e cilësuar këtë proces thelbësor edhe për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, evidentoi si vlerë të shoqërisë shqiptare harmoninë dhe bashkëpunimin ndërfetar teksa theksoi shtrirjen e këtij modeli në të gjithërajonin për një ardhmëri më të mirë të brezave të rinj.

Duke iu referuar takimit të një dite më parë të mbajtur në Tiranë mes të rinjve të besimeve të ndryshme në kuadrin e nismës “MED 24”, si dhe mesazhit të Papa Françeskut, Presidenti i Republikës theksoi se :

“Unë besoj se atyre të rinjve dje dhe të rinjve të rajonit tonë sot ne duhet t’iu dërgojmë mesazhin që vetëm duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin, vetëm duke punuar përditë e më shumë për të forcuar sigurinë në rajonin tonë, ne do t’u lëmë atyre një të ardhme më të mirë, një vend ku ata meritojnë të jetojnë, të zhvillojnë jetën e tyre”.

“Besoj se rinia e meriton këtë mesazh!”, – deklaroi Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, në Konferencën e 27-të të Iniciativës SHBA – Karta e Adriatikut.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026